Zbulohet se kush e vendosi plumbin e vërtetë në armën e Alec Baldwin


November 11, 2021

Autoritetet e dinë se kush e vendosi plumbin e vërtetë në armën me të cilën Alec Baldwin vrau kineasten Halyna Hutchins.

Prokurorja e Qarkut Santa Fe, Mary Carmack-Altwies, gjatë një interviste për “Good Morning America”, nuk përmendi emra, pasi ndaj personit në fjalë mund të ngrihen akuza penale për të shtënat fatale të 21 tetorit.

E pyetur nëse ajo ishte në dijeni se kush e vendosi plumbin e vërtetë, ajo tha:

“Po, po. Ndoshta është më e rëndësishme të fokusohemi në atë që çoi në të shtënat sepse në momentin e të shtënave, e dimë që të paktën z.Baldwin nuk e kishte idenë që arma ishte e mbushur, kështu që është më shumë se si u mbush ajo armë.”

Hutchins u vra dhe regjisori Joel Souza u plagos kur Baldwin qëlloi gjatë xhirimeve në Santa Fe muajin e kaluar.