Zayn Malik krijon një llogari në një aplikacion dating për vajzat e kolme


January 13, 2022

Këngëtari Zayn Malik dyshohet se është regjistruar në një aplikacion dating (takimesh) pas ndarjes nga supermodelja Gigi Hadid.

Një person shumë i ngjashëm me këngëtarin e "Pillowtalk", shihet në aplikacionin WooPlus në një video që po qarkullon në internet.

Klipi tregon një djalë që duket njësoj si Malik – veçse ka një mjekër më të plotë – që merr pjesë në një sfidë me emoji.

Zayn Malik krijon një llogari në një aplikacion dating për

Emri në profil është "Zed" dhe vendndodhja është vendosur Ottsville, Philadelphia, Pennsylvania. Malik jetonte në Pennsylvania kur ishte në një lidhje me Hadid.

WooPlus është një "aplikacion takimesh për njerëzit e kolmë për të gjetur dhe për të shijuar dashurinë", sipas faqes së saj të internetit dhe për të krijuar një llogari, përdoruesit duhet të verifikojnë identitetin nëpërmjet teknologjisë së njohjes së fytyrës, gjë që i bëri fansat të besojnë edhe më shumë se është një profil i ligjshëm.

Shto edhe faktin që Malik ka folur hapur për dashurinë për gratë e kolme, duke thënë për Billboard në vitin 2016: Më pëlqejnë vajzat që janë paksa të kolme në zona të caktuara - zonat e këndshme.