Versioni i ri i filmit “Another Around” vjen plot surpriza që nuk duhet t’i humbisni!


April 28, 2021

Another Round,” për të gjithë ju që e keni humbur ka fituar çmimin “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, në edicionin e 93-të të ndarjes së Çmimeve “Oscar”. Filmi komedi/dramë në gjuhën daneze do të vijë në një version të ri dhe këtë herë me plot surpriza.

Filmi do të xhirohet në gjuhën angleze dhe ylli hollivudian, Leonardo DiCapri do të luajë rolin e protagonistit (Martin), të luajtur në origjinal nga aktori Mads Mikkelsen.

Filmi bazohet te historia e katër mësuesve që konsumojnë alkool çdo ditë për të parë se si ndikon në jetën e tyre profesionale dhe personale. Për momentin, nuk është konfirmuar ende një regjisor ose skenarist. Regjisori i “Another Round”, Thomas Vinterberg, u shpreh se nuk do të përfshihet, pavarësisht se ka xhiruar filma në gjuhën angleze më parë.

Tani është në duart e aktorit më të mirë që mund të merrni dhe përveç që DiCaprio është një aktor i shkëlqyer, ai ka bërë zgjedhje shumë inteligjente gjatë gjithë karrierës. Ndiej se ka shumë integritet në zgjedhjet që ai ka bërë. Unë jam plot shpresë dhe kuriozitet për çfarë do të bëjnë.

Rikujtojmë, se “Another Round”, përpos çmimit “Oscar”, triumfoi edhe në të njëjtën kategori në çmimet Bafta.