Vajza e Paul Walker i jep fund beqarisë, shoqërohet në altar nga Vin Diesel

October 23, 2021 - 04:59 PM

Meadow Walker, vajza e aktorit të ndjerë, Paul Walker është martuar me Louis Thornton-Allan.

Modelja 22-vjeçare Meadow i ka dhënë fund beqarisë më 22 tetor dhe këtë lajm e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në Instagram.

Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as aktori Vin Diesel, i cili është kumbari i Meadow dhe e shoqëroi atë në altar në vendin e të atit.

Një moment mjaft emocionues për Diesel, i cili i ka qëndruar gjithmonë pranë familjes së mikut të ndjerë, Paul Walker.