The Weeknd zbulon sekretin që fshihet pas pamjes së tij të frikshme


February 08, 2021

Këngëtari i njohur, The Weeknd ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit për shkak të disa ndryshimeve në fytyrën e tij, që i kanë habitur fansat.

Artisti u shfaq në spektaklin “American Music Awards” i mbuluar në fytyrë me fasha. Më në fund tashmë e kemi një shpjegim pse The Weeknd vendosi të dilte në këtë mënyrë në shfaqjen më të madhe muzikore.

Domethënia pas atyre fashave në kokë është reflektimi mbi kulturën absurde të VIP-ave të Hollywood dhe njerëzve që manipulojnë vetveten për arsye sipërfaqësore për t’u kënaqur dhe për t’u dukur të vlefshëm”, ka thënë këngëtari në një intervistë për “Variety” përpara performancës së tij në “Super Bowl”, që do të transmetohet live ditën e diel.

Shumë menduan se ky ishte një thumb për Bella Hadid, e cila thuhet se ka bërë disa ndërhyrje në fytyrën e saj. Mirëpo kur është pyetur nga “Variety” se pse e bëri fytyrën e tij të dukej aq keq, The Weeknd është shprehur:

Supozoj se ju mund ta mendonit se të qenit tërheqës nuk është e rëndësishme për mua, por një rrëfim tërheqës është.