Tension në familjen e famshme "The Ferragnez", ç'po ndodh mes krushkave?

November 24, 2021 - 04:45 PM

Mediat italiane po flasin për një tension në familjen e çiftit të famshëm të njohur si "The Ferragnez". Më saktë, po përflitet për një marrëdhënie aspak të mirë mes nënës së Fedez dhe nënës së Chiara Ferragni-t.

Sipas medias italiane Dagospia, duket se mes Marina Di Guardo dhe Annamaria Berrinzaghi, përkatësisht nënës së Chiara Ferragni-t dhe të Fedez, ka tensione të vazhdueshme dhe nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në rrjete sociale.

"Ku ka vjehërr, ka problem - në Milano ka një thashethem se marrëdhëniet midis krushkave, Marina Di Guardo, nëna e Chiara Ferragni-t, dhe Annamaria Berrinzaghi e njohur si Tatiana, nëna e Fedez, nuk janë aspak të mira. Gjyshet e Vittoria-s dhe Leone-s as që e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram. Vetëm një rastësi?" -shkruan Dagospia.

Nga ana tjetër, Chiara dhe Fedez nuk kanë preferuar t’u përgjigjen thashethemeve.