Shawn Mendes dhe Camila Cabello fotografohen së bashku pak kohë pas ndarjes


January 08, 2022

Pasi deklaruan publikisht ndarjen në nëntor të 2021-it, Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë parë së fundmi së bashku.

Në momente të siguruara nga TMZ, dy këngëtarët shfaqen duke ecur me qenin e tyre të përbashkët në një park lokal.

Qeni i quajtur Golden Retriever Tarzan eci përpara me një zinxhir të mbajtur nga Mendes, 23 vjeç, ndërsa këngëtarja e “Don’t Go Yet”, 24 vjeç, ecte përkrah tyre.

Mendes kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinse blu dhe atlete të zeza, ndërsa Cabello kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë me flokët që i binin vetëm pas shpatullave.

Nuk dihet nëse ata janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit apo thjesht kanë mbetur miq të mirë!

No description available.

No description available.