Sa kushtoi bishti i flokëve të Kim Kardashian në "Met Gala"?!


September 24, 2021

Veshja e pazakontë e Kim Kardashian në eventin e “Met Gala” vazhdon të jetë në qendër të kritikave. Pavarësisht kësaj, Kim vetë tha se nuk ka asgjë më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët.

Kombinimi i 40-vjeçares, e veshur nga marka Balenciaga nuk ishte i vetmi element i shtrenjt i pamjes së saj në “Met Gala 2021”. Ajo e shoqëroi veshjen tërësisht të zezë me një bisht flokësh 190.5 centimetra të gjatë.

Por, bishti kishte një çmim po aq të shtrenjtë. Stilisti i flokëve, Chris Appleton, zbuloi gjatë në Instagram gjatë një sesioni me pyetje se ai bisht kushtoi mbi tetë mijë euro. Ndërsa shtesat e flokëve të shtrenjta të Kardashian ishin të dukshme gjatë “Met Gala”, pavarësisht çmimit, vëmendjen kryesore e mori veshja e saj.