Rita Ora prezanton të dashurin e ri me prindërit e saj


November 16, 2021

Gjërat mes Rita Orës dhe Taika Waititi po bëhen më serioze. The Sun shkruan se Rita e ka prezantuar regjisorin me familjen e saj.

Dyshja, të cilët u njohën për herë të parë në Australi gjatë kohës që Rita qëndronte atje për The Voice, kanë udhëtuar së fundmi drejt Londrës, ku duket se Rita nuk ka humbur kohë për ta prezantuar të dashurin me prindërit e saj.

Këngëtarja aktualisht është e angazhuar me albumin e saj të ri. Së fundmi, çifti udhëtoi drejt Budapestit ku morën pjesë në MTV EMA Awards.

Këngëtarja Rita Ora ka mbërritur për herë të parë në Londër me të dashurin Taika Waititi