Rita Ora i tregon të gjithë botës arritjen historike në kinematografinë shqiptare!


February 08, 2021

Filmi “Hive” i regjisores Blerta Basholli ka bërë histori në kinematografinë shqiptare. Filmi u vlerësua me 3 çmimet më të rëndësishme në “Sundance Film Festival”. “Hive” fitoi çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisorja më e mirë” dhe “Çmimi i publikut”. Ky film është bazuar në një ngjarje të vërtetë, në historinë e Fahrije Hotit.

Për suksesin e këtij filmi ka reaguar edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora. Ajo ka publikuar në Instagram postimin e fundit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, që ka dhënë lajmin për rrëmbimin e 3 çmimeve në “Sundance Film Festival”.