Reperi Ye do të hapë një shkollë të re me emrin e mamasë së tij

October 23, 2021 - 05:42 PM

Reperi Ye do të hapë një shkollë të re, të cilës do t’i vendosë emrin e mamasë së tij.

Ashtu si albumi i tij i fundit, “Donda” edhe shkolla do të quhet “Donda Academy” dhe do të jetë një ndërthurje mes besimit dhe basketbollit.

Akademia e re do të hapet në Kaliforninë Jugore, madje është rënë dakord që në këtë shkollë të transferohen disa prej basketbollistëve më të vlerësuar të shkollave të mesme në SHBA.

Një basketbollist i ri premtues, Jakhi Howard konfirmoi prezencën e tij në shkollë përmes një postimi në Instagram ku shkruan:

"Unë do të transferohem në Kaliforni dhe do të transferohem në Akademinë Donda."

Për më tepër, Akademia Donda ka planifikuar edhe ndeshjen e parë, ku do të luajë në turneun e basketbollit të djemve "The Battle" në Dallas më 12 nëntor në Coppell High.