Regjisori Jonid Jorgji çon "Dy luanë drejt Venecias"!


June 09, 2021

“2 luanë drejt Venecias” është një film me regji dhe skenar të Jonid Jorgjit, që vjen premierë për publikun e Tiranës në datat 8-12 qershor.

Komedia dramatike, me nuanca humori është në fakt një produksion me pjesëmarrje jo vetëm shqiptare, por edhe italiane, çeke, angleze dhe greke. Promovimi i këtij filmi bëhet në amfiteatrin e Tiranës.

“Ideja ka lindur 3 vite më parë, kur në fillim vere nisa ta shkruaj. Në vitin 2019 nisëm xhirimet por periudha që donim ta nxirrnim ishte në mars të vitit të kaluar por për shkak të pandemisë e kemi shtyre”, shprehet Jorgji për Euronews.

Filmi flet për dy kineastë shqiptarë që gjatë rrugës me makinë nga Bari për në Venecia takohen me dy aktore të filmave për të rritur. Në çdo moment të filmit janë bashkë drama dhe komedia. Aktorët kryesorë janë Vasjan Lami dhe Kastriot Çaushi dhe dy aktore italiane.

https://www.youtube.com/watch?v=44VcnwZDnm0117773874_10157937549202284_3695893366411233961_n.jpg (104 KB)