Publikohet trailer-i i "Spider-Man" dhe zbulohet data e premierës


November 17, 2021

Pas më shumë se 2 vitesh pas publikimit të “Spider Man” së fundmi ka ardhur trailer-i i ri për filmin e radhës me protagonist Tom Holland.

Në klipin e prezantimit, ajo që u la të kuptohej ishte se do të ketë një paraqitje të kundërshtatëve të famshëm të Spider Man-it në të kaluarën si: Electro, Green Goblin dhe Doctor Octopus.

“Ata janë një rrezik për universin tonë”, dëgjohet të thotë Doktor Strange, duke treguar më tej rrëmujën në të cilën ndodhen.

Është bërë e ditur se “Spider-Man: No Way Home” do të jepet premierë në kinema më 17 dhjetor.