Pas 25 vitesh, aktori ende paguhet për rolin e tij në filmin legjendar "Titanic"


January 14, 2022

Ai ishte vetëm 5 vjeç kur mori një rol për në filmin legjendar “Titanic” me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet dhe 25 vite më vonë nuk i kanë mbetur shumë gjëra në mendje.

Reece Thompson luante rolin e një pasagjeri të vogël që vdiq tragjikisht me nënën dhe motrën e tij, kur anija u fundos, pasi u përplas me ajsbergun.

Së fundmi, ai ka zbuluar se ende po fiton para nga roli pas 25 vitesh, ku nuk mban mend shumë gjëra nga prania e tij në film.

Duke folur për Business Insider, Reece pranoi se merr një çek tre mujor që varion nga 100 dhe 300 dollarë.

“Kjo është goxha e çuditshme. Por shpresojmë se ata vazhdojnë ta transmetojnë këtë shumë sepse kjo do të thotë më shumë para për mua.”, tha ai.