Pas 16 vitesh bashkë, çifti i jep fund martesës


January 13, 2022

Çifti i njohur, Jason Momoa dhe aktorja Lisa Bonet i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë të mërkurën në Instagramin e Momoas, ylli 42-vjeçar i Game Of Thrones dhe aktorja 54-vjeçare e Cosby Show njoftuan se po ndahen.

“Ne të gjithë kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese… Një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritje nga ndryshimet sizmike që po ndodhin. Dhe kështu ne ndajmë lajmin tonë se po ndahemi. “Përkushtimi ynë i palëkundur ndaj kësaj jete të shenjtë dhe fëmijëve tanë. Dashuria mund të mbizotërojë”, thuhej në deklaratën e tyre.

Çifti kishin së bashku plot 16 vite, pasi romanca e tyre filloi në vitin 2004, kur ata u prezantuan nga miq të përbashkët në një klub, ndërsa e kurorëzuan historinë e tyre në martesë në 2017-ën. Ata janë prindër të dy fëmijë vajzës Lola, 14 vjeçe dhe djalit Nakoa-Wolf, 13 vjeç.