Nicole Kidman vjen me një rol “rrënqethës” në projektin e ri filmik…


April 28, 2021

Nicole Kidman i është rikthyer përsëri punës me autorët e “Big Little Lies”, Liane Moriarty dhe David E. Kelley në një miniserial tjetër që do të stresojë shikuesit. Në “Nine Perfect Strangers”, Kidman luan si menaxherja e një qendre rehabilituese, ku përpiqet të ndihmojë 9 të panjohur. “Hulu” publikoi trailerin e parë por ende nuk e ka njoftuar datën e publikimit të vetë serialit. Megjithatë pritet të lançohet më vonë këtë vit.

Të gjithë të huajt janë mësuar me jetën e qytetit, por personazhi i Mashas që Kidman luan, është e përgatitur t’u japë atyre diçka shumë të ndryshme në terapi. Kjo e fundit nuk i ngjason asgjëje që këta persona të huaj prisnin.

“Ne jemi në kulmin e diçkaje të shkëlqyeshme”,-dëgjohet të thotë Masha në trailer, duke e bërë të tingëllojë më shumë si një kërcënim sesa një mesazh përshëndetës.

“Nine Perfect Strangers” u shkrua nga Kelley me John Henrey Buterworth dhe Samantha Straus, përshtatur nga romani i Moriarty me të njëjtin titull. Të teta episodet patën regji të Jonathan Levine, i cili drejtoi gjithashtu dhe filmin “Long Shot” dhe “Warm Bodies”, vë në dukje “EW”. Pjesa tjetër e kastit kryesor përfshin Melissa McCarthy, Luke Evans, Michael Shannon, Michael Shannon, Bobby Cannavale, Regina Hall, Samara Weaving dhe Manny Jacinto.

Kidman, Kelley dhe Moriarty të gjithë më parë kanë punuar në “Big Little Lies” në platformën “HBO”, e cila ishte fillimisht vetëm një serial i kufizuar i bazuar në romanin e Moriarty para se të zgjerohej për të përfshirë një sezon të dytë. Sezoni i parë u transmetua në 2017 dhe u pasua nga sezoni i dytë në 2019. Sezoni i parë u vlerësua mirë nga kritikët, duke bërë kështu që Nicole Kidman të fitonte një “Golden Globe” dhe “Emmy”. Ajo gjithashtu u nominua në “Golden Globe” dhe për sezonin 2.

Edhe pse kanë kaluar mbi dy vjet që kur ajo filmoi sezonin e dytë të “Big Little Lies”, Kidman ka përmendur sërish në lidhje me aktrimin së bashku me personazhin e nënës së saj, e luajtur nga Meryl Streep. Në një dalje të kohëve të fundit në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ajo foli rreth asaj se sa e vështirë ishte për të goditur me shuplakë një legjende si Streep.

Nuk doja ta lëndoja fytyrën e saj të mrekullueshme dhe delikate. Ne ishim të dyja aq të dhëna në rol, sa nëse ajo do të ulej në një cep të një dhome, unë do të ulesha në një tjetër.

Kidman asnjëherë nuk e goditi fytyrën e Streep, por një nga goditjet e saj ishte aq e shpejtë sa i rrëzoi syzet e Streep, dhe kjo ishte dubla e përdorur në shfaqje. Ndërsa prisni që “Hulu” të publikojë “Nine Perfect Strangers”, ju mund të ndiqni transmetimin e “Big Little Lies” në “HBO Max”!