Në ditëlindjen e 44-të të reperit, Kanye West fotografohet me Irina Shayk


June 09, 2021

Reperi Kanye West është kapur mat me supermodelen Irina Shayk.

Sipas mediave ndërkombëtare, West dhe Shayk janë fotografuar në rajonin francez të Provence të martën, në ditëlindjen e 44-të të reperit.

Ata shfaqeshin duke ecur në pronën e një hoteli luksoz të shoqëruar nga një grup personash të tjerë.

Edhe pse ende nuk ka patur asnjë reagim nga çifti, reperi dhe modelja përfliten prej kohësh që janë në një marrëdhënie.

Të dy ata kanë lënë pas histori dashurie disavjeçare nga të cilat kanë patur edhe fëmijë me ish-partnerët.