Ndahet nga jeta komediani Bob Saget


January 10, 2022

Aktori dhe komediani, Bob Saget i njohur për rolin e tij si Danny Tanner në “Full House” ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 65-vjeçare.

Burime të shumta kanë treguar se Bob ndërroi jetë në hotelin Ritz-Carlton në Orlando, Florida.

Departamenti i zjarrfikësve rreth orës 16:00 kanë mbërritur në vendngjarje, pasi sigurimi i hotelit e kishte gjetur Bobin në dhomën e tij pa ndjenja.

Bob u shpall i vdekur në vendngjarje, por shkaku i vdekjes së tij është ende i paqartë.

“Grande Lakes mori një telefonatë në lidhje me një burrë që nuk reagonte në një dhomë hoteli. Burri u identifikua si Robert Saget dhe u shpall i vdekur në vendngjarje. Detektivët nuk gjetën shenja dhune ose përdorimit të drogës,“ shkruan Departamenti i Policisë.

Bob ka lënë pas gruan e tij Kelly Rizzo dhe tre vajzat e tij Aubrey, Lara dhe Jennifer.