Marina dhe Geti prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e vogëlushes

November 25, 2021 - 07:56 PM

Moderatorja e njohur, Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë.

Pasditen e të mërkurës, Marina solli në jetë vogëlushen që çifti e ka pagëzuar me emrin Marget, bashkimin e emrave të tyre, ashtu siç ishte aluduar prej kohësh në media.

Si Marina ashtu edhe Geti kanë ndarë imazhet e para të portretit të plotë familjar në rrjete sociale, ku shfaqen duart e tyre teksa mbajnë dorën e të voglës.

“Faleminderit Zotit që na bekoi me një engjëll si ti, Jeta jonë. MARGET SELIMI 24/11/2021”, ka qenë mbishkrimi me të cilën i kanë shoqëruar fotot në Instagram.