Libri i ri komik nga DC do të prezantojë Superman si biseksual


October 13, 2021

Superman-i në numrin më të ri do të vijë ndryshe nga se jemi mësuar që ta shohim. DC Comics ka njoftuar se serinë e ardhshme të librit komik që do të dalë më 9 nëntor, Superman do të jetë bisexual dhe do të nisë një lidhje romantike me mikun e tij më të mirë mashkull.

Në një intervistë për “Times”, shkrimtari i serive Tom Taylor u shpreh se ideja e zëvendësimit të Clark Kent me një tjetër shpëtimtar të bardhë ndjehej si një mundësi e humbur.

Një Superman i ri “duhej të kishte luftime të reja, probleme të botës reale, të cilat ai mund t’i përballonte si një nga njerëzit më të fuqishëm në botë" – tha ai.

Shkrimtari i serive u shpreh se Jay nuk do të luajë të njëjtin "rol vajzë", por do të shfaqet si një ndihmës për Superman-in.

"Jay ka luftën e tij", u shpreh Taylor.

Ndërkohë, në pamjet e bëra publike nga numri që do të vijë së shpejti shihet Jon dhe Jay teksa puthen dhe përqafohen.

JonKent_marquee_616475955baa82.68545554.jpg (877 KB)