Leonardo DiCaprio më i dashuruar se kurrë!


November 15, 2021

Nuk është sekret që Leonardo DiCaprio është mësuar të dalë me femra shumë më të reja se ai dhe gjëja komike në Hollywood është se kufiri i moshës në lidhjen e tij nuk i kalon 25 vjet.

Por mediat botërore shkruajnë së fundmi se lidhja me Camila Morrone mund të ndryshojë rrjedhën e historisë së aktorit fitues të Oskarit.

“Modelja 24-vjeçare është më pranë DiCaprios se kurrë. Leo tregon edhe më shumë dashuri për Camin kur ai është jashtë. Ata duken shumë të lumtur dhe të relaksuar së bashku”, tha një burim për E! News. 

Çifti është bashkë prej katër vitesh, ndaj mund të thuhet se po e marrin seriozisht njëri-tjetrin.