Kivanç Tatlitug po bëhet baba për herë të parë


November 17, 2021

Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlituğ dhe Başak Dizer, po bëhen prindër për herë të parë.

Ky lajm është bërë i ditur nga mediat turke dhe sipas tyre thuhet se partnerja e aktorit është 3-muajshe shtatzënë, ndërsa ende nuk dihet gjinia e fëmijës.

Kivanç Tatlituğ dhe stilistja u martuan 5 vite më parë në një ceremoni të thjeshtë në Paris dhe përgjatë kësaj këtyre viteve çifti i njohur ka qenë shpesh në vëmendje të mediave rozë.

Qershorin e kaluar u pretendua se Başak Dizer ishte shtatzënë. Nga ana tjetër, Dizer mohoi pretendimin e shtatzënisë duke iu përgjigjur një postimi në Instagram ku një mik e uronte.

“Unë nuk jam shtatzënë. Është një lajm i gabuar që bëhet rregullisht çdo vit”, tha ajo.