Kim Kardashian zbulon arsyen e vërtetë të divorcit me Kanye West


June 11, 2021

Kim Kardashian dhe Kanye West janë në qendër të vëmendjes së medieve kohët e fundit për shkak të divorcit si dhe lidhjes së reperit me modelen Irina Shayk.

Ndonëse problemet mes çiftit ishin shfaqur prej vitit të kaluar, në episodet e fundit të “Keeping up With the Kardashians”, Kim ka rrëfyer më shumë për arsyet që e çuan drejt zgjidhjes së martesës.

"Asnjëherë nuk kam menduar se isha e vetmuar. Gjithmonë kam menduar se isha shumë mirë. Mund të kem thjesht fëmijët e mi dhe lëvizjet e bashkëshortit tim nga vend në tjetrin dhe unë jam në këtë rrugëtim me të. Dhe isha shumë në rregull me këtë gjë. Por pasi bëra 40-vjeçe këtë vit, kuptova se jo. Nuk e dua një bashkëshort që jeton në një shtet komplet tjetër. Mendova ‘kështu shkojmë më mirë’, por më vonë kjo ishte e trishtueshme për mua. Dhe kjo nuk është ajo që dua."

Ndonëse aktualisht Kim është e përkushtuar në përkujdesjen ndaj fëmijëve, ajo ka treguar se nuk dëshiron të qëndrojë vetëm në të ardhmen dhe çfarë kërkon nga partneri i saj.

"Unë dua dikë që të kemi të njëjtat mendime. Unë dua dikë që do të punojë me mua. Janë gjërat e vogla. Unë kam gjithë gjërat e mëdha. Kam gjithë ekstavagancën, çdo gjë që mund të kërkosh. Dhe jam shumë mirënjohëse për gjithë ato eksperienca, por mendoj se jam gati për eksperiencat e vogla, që mendoj se do të thonë shumë."