Kim Kardashian rrëfen gabimin më të madh që bën me fëmijët

October 14, 2021 - 08:14 PM

Nga martesa e saj me reperin Kanye West, Kim Kardashian ka sjellë në jetë katër fëmijët North, Saint, Chicago dhe Psalm, për të cilët ka folur së fundmi.

Kim pranoi se shpesh shqetësohet se nuk është një nënë e mirë.

"Unë mendoj se gabimi im më i madh është se i dorëzohem gjithçkaje që më kërkojnë fëmijët e mi shumë lehtë.", pranoi ajo.

Kujtojmë që Kim dhe Kanye West janë dakordësuar për kujdestarinë e përbashkët të tyre.

Ata bënë kërkesë për divorc në shkurt të këtij viti, por kohët e fundit, me daljet e shpeshta krah njëri-tjetrit, u përfol se janë rikthyer bashkë. Por sipas burimeve, ata kanë mbetur thjesht miq të mirë për hir të fëmijëve dhe nuk ka asgjë më shumë midis tyre.