Kërcënoi se do të hidhte bombë në koncert, arrestohet fansi i Doja Cat


January 10, 2022

Një burrë është arrestuar pas një kërcënimi me bombë në koncertin e reperes Doja Cat në Indianapolis të shtunën.

Autoritetet thonë se personi në fjalë kërcënoi të pranishmit në koncert se do të hidhte një bombë që e kishte në çantën e shpinës me qëllim që të mos priste në rradhë.

Kjo ka shkaktuar panik te pjesëmarrësit, të cilët njoftuan policinë por nuk gjetën asnjë eksploziv.

Hyrja në koncertin e reperes, u vonua për rreth 20 minuta, por vazhdoi më pas siç ishte planifikuar.