Kanye West vihet nën hetim nga policia amerikane


January 14, 2022

Kanye West ndodhet nën hetim nga policia amerikane pas një incidenti që ndodhi jashtë “Magazinës Soho” në një klub nate. Sipas mediave të huaja, West nuk është arrestuar ende.

Një video e siguruar nga tabloidi TMZ, e regjistruar nga një kalimtar i rastësishëm, tregon reperin në dukje i inatosur duke bërtitur.

Mësohet se ai ka goditur me grusht një fans që i kërkoi autograf. Incidenti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe nëse Kanye shpallet fajtor do të vuajë një dënim prej gjashtë muajsh burg.

Sakaq, reperi ende nuk ka reaguar publikisht për ngjarjen.