Kanye West nuk e ka pritur mirë lidhjen e re të Kim-it


November 20, 2021

Megjithëse, Kanye West është parë nën shoqërinë e modeles 22-vjeçare, Vinetria, thuhet se reperi ende nuk e ka harruar ish-gruan e tij, Kim Kardashian. Burime për revistën “Ok” janë shprehur se West nuk e pranon dot faktin se Kim e ka bërë publike lidhjen me Pete Davidson.

Edhe pse milionerja dorëzoi dokumentet për divorc në shkurt të këtij viti, Kanye ende beson se mund të rikthehen së bashku. Miqtë e 44-vjeçarit “duan që ai të qetësohet, të vazhdojë dhe të harrojë Kim” por për të nuk është e lehtë.

Një ditë më parë, Kardashian dhe Pete konfirmuan thashethemet se janë bashkë duke bërë dhe daljen e parë publike si çift, ku u panë të kapur për dore në Palm Springs, Kaliforni.