Justin Bieber shndërrohet në prift për Balenciaga-n


December 02, 2021

Marka luksoze Balenciaga publikoi të martën fushatën e re reklamuese, ku protagonist ishte sërish Justin Bieber.

Në një foto të publikuar në rrjete sociale, vëmendje tërheqi pamja e Bieber, i cili shfaqet me një xhaketë të gjatë deri në fund të këmbëve, me çizme të trasha dhe një varëse që mbante disa çelësa.

Fansat shpërthyen në komente duke e krahasuar me një prift këngëtarin që është fytyra e re e Balenciaga-s.

“Baba Biebs?” shkroi një ndjekës ndërsa një tjetër komentoi: “Pastor Bieber ”, “Jezus Krishti për Balenciaga”.

Justin Bieber is a ghoulish nightporter in Balenciaga | Dazed