Julia Fox konfirmon lidhjen me Kanye West!


January 08, 2022

Aktorja dhe regjisorja Julia Fox ka konfirmuar lidhjen e saj me reperin Kanye West. Në një intervistë për revistën “Interview” ajo që ka folur hapur për marrëdhënien, duke treguar sesi nisi gjithçka. Ajo u takua me Kanye-n në Miami në natën e Vitit të Ri dhe pati një “lidhje të menjëhershme” me të. 

"Është shumë argëtuese ta kesh afër. Ai më bëri mua dhe miqtë e mi të qeshim, të kërcejmë dhe argëtohemi gjatë gjithë natës. Ne vendosëm të vazhdojmë energjinë dhe të fluturojmë përsëri në New York City për të parë Slave Play.", është shprehur ajo.

Ndërkaq, përtej takimeve dhe zërave të ndryshme që kanë qarkulluar këto kohë, Ye i ka bërë lutje publike Kim Kardashian për t’u pajtuar, por nuk ka marrë dritën jeshile nga ajo. Që nga ndarja e tyre, themeluesja e "SKIMS" së fundmi ka nisur një lidhje me yllin e ‘Saturday Night Live’, Pete Davidson.