Jay-Z është artisti më i nominuar në historinë e Grammy Awards

November 24, 2021 - 04:33 PM

Jay-Z është bërë artisti më i nominuar në historinë e Grammy Awards, me tre nominimet e tij të vitit 2022, me 83 gjithsej. Jay-Z mori një për albumin e vitit për “Donda” të Kayne West dhe dy në kategorinë “Kënga më e mirë Rap”, për “Bath Salts” të DMX dhe “Jail” të West.

Reperi ka tejkaluar Quincy Jones, me 80 nominime. Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney tani vjen menjëherë pas reperit me 81 nominime, pasi ai kapi edhe dy të tjera për vitin 2022.

Jay-Z ka fituar 23 çmime Grammy në karrierën e tij, duke përfshirë albumin më të mirë në 2018.

Gruaja e tij, Beyoncé, gjithashtu bëri histori në Grammy 2021, duke u bërë gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e eventit.