Jason Derulo zbulon arsyen se përse i vendosi të birit emrin e tij

July 09, 2021 - 08:53 PM

Jason Derulo është një ndër këngëtarët më të suksesshëm ndërkombëtarë dhe më i realizuar se kurrë pas ardhjes në jetë të djalit të tij.

Derulo i vendosi të birit emrin e tij, Jason King Derulo dhe së fundmi ka zbuluar për "People", se kjo zgjedhje u bë që të ndihet më afër me djalin.

Ai ka treguar se donte patjetër që fëmija i tij të ishte mashkull që të trashëgohej mbiemri i familjes pasi vëllezërit dhe motra e tij kishin vetëm vajza.

"Vëllezërit e mi kanë vajza, edhe motra ime gjithashtu. Ndaj unë e dija që kishim nevojë për një djalë që ta mbante emrin e familjes. Na duhej një djalë sepse mbiemri Derulo ndryshe do të harrohej. Doja që emri im të vazhdonte të trashëgohej dhe në të njëjtën kohë kam menduar që kjo do të më afrojë edhe më shumë me djalin". ka thënë këngëtari.