Irina Shayk dhe Bradley Cooper mund të jenë bashkuar! (FOTO)


November 16, 2021

Irina Shayk dhe Bradley Cooper kanë nxitur thashethemet për një ribashkim pasi u dukën të afërt gjatë një shëtitje në zonën West Village të Manhattan të dielën.

Ish-partnerët, të cilët kanë një vajzë katërvjeçare të quajtur Lea, u panë të lumtur dhe në disponim ndërsa ecnin krah për krah gjatë kthimit në shtëpinë e tij. Cooper kishte veshur një pallto mbi një bluzë të thjeshtë, xhinse të errëta dhe atlete ngjyrë ulliri me lidhëse të kuqe.

Ndërsa po ecte nëpër një rrugë 46-vjeçari po mbante supermodelen mbështetur në krahun e tij, kjo e fundit kishte veshur një xhaketë të gjatë të zezë mbi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Shayk dhe Cooper njoftuan fundin e lidhjes së tyre katërvjeçare në vitin 2019.