Hailey Bieber reagon pasi xhaxhai i saj vrau kineasten në sheshxhirim

October 23, 2021 - 04:14 PM

Hailey Bieber ka reaguar një ditë pasi xhaxhai i saj, Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij "Rust".

Në një postim në rrjetet sociale, modelja 24-vjeçare shkruan se ndihej zemërthyer për vdekjen e parakohshme të Hutchins.

"I shpreh ngushëllimet e mia familjes së Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese. Mendimet e mia shkojnë gjithashtu për Joel Souza teksa ai rikuperohet. Unë jam absolutisht zemërthyer për të gjithë që janë përfshirë."

hh.PNG (160 KB)