Fotot me djalin në krah detyrojnë modelen Emily Ratajkowski të mbyllë komentet në foton e saj


June 09, 2021

Ndjekësit në rrjete sociale kanë kryqëzuar modelen Emily Ratajkowski, pasi kjo e fundit publikoi tre ditë më parë në Instagram disa foto me të birin në krah.

Mënyra sesi ajo e mbante të voglin e saj, Sylvester bëri që shumë fansa ta kritikonin ashpër modelen, e cila më pas është detyruar që të mbyllë mundësinë e komenteve për ndjekësit në Instagram.

“Një foshnjë nuk është aksesor shtesë për Instagram. Nuk dua të bëhem si ato "policet e mamave", por mënyra sesi Emily po mban fëmijën e saj në ato fotografi më jep ankth!”, shkruante dikush në Twitter.

Kishte dhe të tjerë që mendonin që modelja po promovonte trupin e saj vetëm 3 muaj pas lindjes, dhe se asaj nuk i bëhej vonë për asgjë tjetër.

https://www.instagram.com/p/CPyV-tkMnCB/?utm_source=ig_web_copy_link