Fejohen Megan Fox e Machine Gun Kelly, pas propozimit pinë gjakun e njëri-tjetrit


January 13, 2022

Çifti Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë njoftuar se janë fejuar.

Aktorja amerikane ka publikuar në Instagram një video nga momenti i propozimit që ka ndodhur më 11 Janar.

“Ne kërkuam për magjinë. Ishim të pavëmendshëm ndaj dhimbjes që do të përballonim bashkë në një periudhë të shkurtër kohe dhe shumë intensive.  Të pavetëdijshëm për punën dhe sakrficat që do të kërkonte kjo marrëdhënie, por të dehur nga dashuria. Dhe karma. Një vit më vonë, pasi kishim ecur bashkë në ferr dhe kishim qeshur më shumë nga çfarë unë besoja se mundesha, ai më kërkoi të martoheshim. Si në çdo jetë para dhe pas kësaj që po jetojmë tani, do të thoja gjithmonë “po”! Dhe kemi pirë gjakun e njëri-tjetrit- shkruan Megan.

View this post on Instagram

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Nga ana tjetër, muzikanti i cili ishte betuar të mos binte kurrë në dashuri derisa doli Megan dhe i prishi planet, tregoi unazën që do të simbolizojë lidhjen e tyre.

“Dy gjysma të së njëjtit shpirt që formojnë atë që është dashuria jonë.”- shkruan ai.