Do të vazhdojë lojën i vetëm, Donaldi ndahet nga Beatrix


January 12, 2022

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë çifti më i komentuar i momentit, por duket se marrëdhënies mes dyshes në shtëpinë “Big Brother VIP”, i ka ardhur fundi.

Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës, të dy janë sqaruar pas prime-t dhe i kanë dhënë fund mes tyre.

Ishte Beatrix fillimisht e cila u shokua nga deklaratat që Donaldi kishte bërë me Egzonën, ku thoshte se partnerja e tij i dukej shumë fëmijë, pikërisht në ditën kur vëllai i tij i futi nga jashtë një parashutë me datën e lindjes së ish-it të tij, Bora Zemanit.

Gjatë sqarimit të gjatë që kanë pasur mes tyre, Donaldi është shprehur se në këtë pikë të lojës është më mirë që secili prej tyre ta vazhdojë lojën i vetëm.

"E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format", i tha Donaldi.

"Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm", thotë ai në një tjetër moment, ndërsa vijon më tej: "Më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë. Nuk jam unë as robot, as klloun, kam dhe unë mendjen time."

"Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj"- u përgjigj Beatrix.