"Do të dal pas Dj Dagz nëse largohet", deklarata e Beatrix nervozon Donaldin


January 11, 2022

DJ Dagz është një ndër të nominuarit për të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe është komentuar si banori me mundësinë më të madhe për t’u larguar.

Mirëpo kjo gjë ka mërzitur së tepërmi këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila ka krijuar një miqësi të ngushtë me DJ Dagz, ndërsa ka deklaruar jo pak herë se do të largohet nga shtëpia, nëse ai do të eleminohet.

“Nuk mund ta shoh shtëpinë pa të (qan). Nuk e imagjinoj dot, shpresoj me shpirt”, ka thënë ajo.

Për këtë ka vendosur të reagojë dhe partneri i saj, Donald Veshaj, i cili u nervozua duke i thënë që kjo garë është vetëm një lojë.

Beatrix Ramosaj: Pse je me nerva?

Donald Veshaj: The që do dal

Beatrix Ramosaj: Nuk thashë, jo jeta nuk thashë ashtu

Donald Veshaj: E ke thënë dhe herë tjetër, që po doli Dagz do iki pas tij

Beatrix Ramosaj: Më fal o jeta

Donald Veshaj: E kam për ty që të mos mërzitesh, është lojë. Dua të dal dhe unë pas teje, po qetësohu.