DJ shqiptar ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare


January 12, 2022

Është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare DJ nga Prishtina, Erin Go Dance, emri i të cilit është Erin Godanci.

Erin i cili me profesion ka qenë inxhinier i shkencave kompjuterike, ka qenë i punësuar në një kompani private të sigurisë kibernetike në vend.

Ai prej vitesh ka qenë pjesë aktive e jetës së natës në kryeqytetin e Kosovës.

Në majin e vitit 2020, kur e gjithë bota ishte në izolim, Erin Go Dance, kishte realizuar një performancë live në sesionin e 14-të të Rave Live Sesion – sesione javore që organizoheshin online për të argëtuar publikun.

Erin Godanci ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si kitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur vet familjarët, përmes një postimi në Facebook.

"Miq dhe familjar, Me dhimbje te thelle ju njoftojme, qe sot me 11.01.2022 , nderroj jete me i dashuri yne, djali jone Erin Godanci. Varrimi i te ndjerit behet neser me date 12.01.2022 ne varrezat e Dragodanit ne ora 14:30. Allahu te shperblefte me xhenet djal im. Drite past shpirti yt i bardh", ka shkruar babai i të ndjerit.