Blendi Fevziu siç nuk e keni imagjinuar, me flokë të drejtë, kaçurrela dhe mjekër


December 02, 2021

Blendi Fevziun e mbajmë mend prej një jete pa flokë në ekran, (e dimë, dikur ka patur), por e imagjinoni atë me flokë dhe flokë të gjatë apo kaçurrela?

Nëse jo, ua ofron vetë gazetari i njohur këtë imazh, pasi së fundmi ka postuar një album në Instagram, me pamje të ndryshme dhe ka ftuar ndjekësit të zgjedhin. 

Pas një votimi 24-orësh, publiku ka preferuar Blendin me kaçurrela.

“Pas nje votimi 24 oresh kjo foto e pare fitoi me shumice te ndjeshme votash. E ndjekur nga fotoja dyte. Falenderoj edhe nje klinike qe me ofroi te me mbjelle floket dhe te mi beje kacurrela si ketu. Po une preferoj te mbetem si ne foton e fundit. Jam shumë komod ashtu”, ka shkruar gazetari me humor.