Beyonce feston ditëlindjen e binjakëve, dedikim publik si rrallëherë


June 14, 2021

Rumi dhe Sir, binjakët e Beyonce dhe Jay-Z festojnë katër vjetorin e lindjes dhe si rrallëherë, artistja me famë botërore iu ka bërë një dedikim të ëmbël në rrjete sociale.

Ndonëse nuk ka postuar një foto të 4-vjeçarëve, diva e muzikës ka postuar një baner në faqen zyrtare të saj ku shkruan:

“Çfarë është më mirë se një dhuratë… 2. Gëzuar ditëlindjen Rumi dhe Sir.”

Postimet e këngëtares me të vegjlit janë të rralla, pasi ajo në rrjete sociale publikon shpesh foto të veshjeve të saj apo të vajzës së madhe, Blue Ivy.