Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman bëhen prindër për herë të dytë


June 09, 2021

Moderatorja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë.

Bukuroshja shqiptare ka sjellë në jetë vogëlushen e saj, të cilën siç kanë bërë me dije më herët e kanë pagëzuar me emrin Alina.

Lajmin me ndjekësit e ka ndarë Tolga përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan:

“Bashkë me ty. Përjetë dhe pa kushte u rrit një dashuri brenda meje. Mirë se erdhe pranë nesh princeshë Alina. Na solle gëzim të gjithëve!”

Almeda dhe Tolgahan janë gjithashtu prindër të një djali të quajtur Efehan, i cili erdhi në jetë 2 vite më parë.