Aktorja Kate Beckinsale dërgohet me urgjencë në spital


September 14, 2021

Aktorja Kate Beckinsale është dërguar me urgjencë në spital, pasi është aksidentuar në Las Vegas, ku ndodhet për xhirimet e filmit “Prisioner’s Daughter”.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur të premten e kaluar, por aktorja e ka ndarë me ndjekësit së fundmi këtë eksperiencë në një postim në Instagram.

Po ndihem shumë më mirë. Faleminderit për mesazhet e ëmbla dhe gjithë dashurinë që më keni dërguar.”, shkruan ajo krahas fotos ku shihet e shtrirë në spital, ndërsa nuk zbulon më shumë rreth shkakut.

Mediat e huaja shkruajnë se aktorja ishte dërguar urgjent në spital, për shkak të dhimbjeve të mëdha në shpinë, mirëpo zëdhënësit e saj nuk kanë pranuar të komentojnë rreth rastit.

Beckinsale ëstë e njohur për rolete saj në filmat “Serendipity”, “Click”, “Van Helsing”, “Pearl Harbor” dhe “Underworld”.