Aktori i "Twilight" i propozon për martesë të dashurës


November 15, 2021

Taylor Lautner, një nga aktorët më të pikasur të "Twilight", i ka propozuar për martesë të dashurës së tij.

29-vjeçari postoi në Instagram foto të tij me të dashurën Tay në Kaliforni, ku kjo e fundit tregoi unazën e saj të fejesës me diamant nga Ring Concierge.

"Mezi pres të kaloj jetën përgjithmonë me ty @taydome Ti më do pa kushte. Ti më duron. Më qetëson kur jam në ankth. Më bën të qesh shumë. çdo ditë e kaluar me ty është kaq e veçantë.Dhe më e rëndësishmja, ti më bën një person më të mirë. Nuk mund të të falënderoj sa duhet për atë që ke sjellë në jetën time. Të dua pergjithmonë.", shkruan Lautner.