Aktori Alec Baldwin zemërthyer, vrau aksidentalisht kineasten në sheshxhirim dhe plagosi regjisorin


October 22, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit më të ri “Rust”, ku aktori Alec Baldwin vrau aksidentalisht një grua nga grupi i xhirimit dhe plagosi regjisorin dhe skenaristin e filmit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë shkrepjes së armës në xhirim aktori vrau drejtoreshën e fotografisë me një armë mbështetëse dhe plagosi regjisorin Joel Souz.

Drejtoresha e fotografisë Haileen Hutchins, 42 vjeç, dhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u qëlluan kur ai shtiu me një armë mbështetëse të përdorur nga aktori dhe producenti Alec Baldwin, 68 vjeç,”thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe vetë aktori Alec Baldwin përmes rrjetit social Twitter, ku shprehet se ndihet zemërthyer dhe se po bashkëpunon me policinë për të zbardhur ngjarjen që tronditi Hollywood-in.

“Nuk kam fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje tonë të admiruar thellësisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën", theksoi aktori.