Vajza e Princ Harry dhe Meghan Markle shtohet zyrtarisht në listën e pasardhësve të fronit!


July 27, 2021

Vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle, Lilibet Diana është shtuar zyrtarisht në listën e pasardhësve të fronit shtatë javë pas ardhjes së saj në jetë.

Faqja zyrtare e familjes mbretërore u përditësua duke e vendosur emrin e saj në vendin e tetë, pas vëllait të saj më të madh, Archie dhe dy vende pas Princit Harry, i cili është pretendenti i gjashtë.

Meghan Markle nuk ndodhet në listë dhe as Kate Middleton pasi nuk janë të lindura me gjak mbretëror.

Nga ana tjetër, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis vijnë në listë prapa babait të tyre, Princit William që është i dyti dhe gjyshit, Princi Charles, i cili është i pari në radhë dhe trashëgimtar i fronit britanik.