Turi poston foton e ëmbël nga "dhoma më e bukur në botë"!


July 20, 2021

Dhoma e Atarës është padyshim dhoma e preferuar e babi Turit në shtëpinë e tyre të ngrohtë.

Këtë e ka treguar vetë moderatori Hysko teksa ka postuar një foto të ëmbël familjare në rrjetin social Instagram.

Ai shfaqet me Orindën, e cila mban të voglën në krah dhe të dy reflektojnë përmes buzëqeshjes së tyre lumturinë që ka sjellë Atara për prindërit e rinj.

"Dhoma më e bukur në botë.", shkruan Turi krahas fotos ku mbizotëron ngjyra rozë.

View this post on Instagram

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

Kujtojmë që Turi dhe Orinda u bënë prindër për here të parë më 15 korrik. Ata mirëpritën vogëlushen Atara që do të thotë "kurorë".