The Rock nuk do të jetë më pjesë e kastit të filmave "Fast and Furious"!


July 22, 2021

Aktori amerikan, Dwayne Johnson, i njohur ndryshe edhe si “The Rock” nuk do të jetë më pjesë e kastit të filmave “Fast and “Furious”.

Lajmin e ka dhënë vetë aktori gjatë një intervistë për “The Hollywood Reporter”, teksa komentoi deklaratën e kolegut Vin Diesel, dhënë pak kohë më parë lidhur me debatet e krijuara mes tyre gjatë xhirimeve të filmave.

"Qesha dhe qesha shumë fort. Mendoj se të gjithë kanë qeshur kështu. Dhe unë do ta lë me kaq. Dhe ju urojë më të mirat. Ju uroj më të mirat me Fast 9. Dhe ju uroj shumë fat me Fast 10 dhe Fast 11 dhe të gjithë filmat Fast ad Furious që do të bëjnë pa mua", është shprehur Dwayne Johnson.

Kujtojmë që 49-vjeçari debutoi në filmin aksion në vitin 2011, me rolin e Luke Hobbs. Ai ka luajtur në tre filma në “Fast and Furious 5”, “Furious 7” dhe “The Fate of The Furious”.