"Shtëpia dukej si burg"/ Pas ndarjes, Kanye West i dedikon këngë Kim Kardashian


July 20, 2021

Reperi Kanye West organizoi një festë për albumin e tij të dhjetë i titulluar "Donda" në nder të nënës së ndjerë, i cili pritet të dalë në treg të premten.

Pjesë e këtij albumi është dhe një këngë që flet për dy vitet e fundit të vështira, nga ndarja me yllin televiziv, Kim Kardashian deri te përpjekja e dështuar për t’u bërë President i SHBA-ve.

Teksa interpretonte këngën me titull "Welcome to my life" që flet për divorcin me 40-vjeçaren, West është përlotur në skenë. Në këngë, reperi e krahason shtëpinë e tij dhe Kim-it në Calabasas me burgun.

"Thuaju atentatorëve që unë shpëtova nga Calabasas", thotë reperi në tekst.

"Është një këngë shumë e thellë, e trishtuar për Kanye dhe që reflekton për martesën me Kim. Ai flet për fëmijët dhe e përmend që ajo merr gjithçka. Pasi këndoi këtë këngë, ai ndaloi për dy minuta dhe qau. Ishte vërtet e trishtë.", ka thënë një burim për gazetën "The Sun".