Princ Harry do të botojë një libër kujtimesh vitin e ardhshëm


July 21, 2021

Princ Harry do të botojë një libër ku do të tregojë për gjithë jetën e tij në Mbretëri dhe për vendimin drastik për t’u çliruar nga detyrimet e tij mbretërore. Libri do të botohet vitin e ardhshëm dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Duka tha se do të reflektonte nivelet e larta, të ishte i saktë dhe plotësisht i vërtetë.

"Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë. Kam veshur shumë kapele gjatë viteve, si fjalë për fjalë dhe në mënyrë figurative, dhe shpresa ime është që në tregimin e historisë sime - ngritjet dhe uljet, gabimet, mësimet e marra – mund të ndihmojnë dikë pavarësisht se nga vijmë, ne kemi më shumë të përbashkëta sesa mendojmë.", tha Duka në një deklaratë.

Shtëpia botuese "Penguin Random House", në një njoftim për shtyp e përshkroi librin si intim dhe të përzemërt dhe të ndershëm dhe prekës.

"Në një rrëfim shumë intim dhe të ndjerë të një nga figurave më influencuese dhe magjepsëse të botës për brezin tonë, Princ Harry do të ndajë me të gjithë, për herë të parë, të gjithë eksperiencat, aventurat dhe mësimet e jetës që e kanë ndihmuar të formohet. E ka mbajtur sekret nga syri publik të gjithë fëmijërinë e tij deri në ditën e sotme, duke përfshirë dedikimin ndaj shërbimit, detyrën ushtarake që e ka bërë të jetë në krye për luftën në Afghanistan dhe për lumturinë që i ka falur të qenurit një bashkëshort dhe baba. Princ Harry do të ofrojë një portret të sinqertë personal, që lexuesit do të mund të mendojnë se është një histori njerëzore inspiruese, kurajoze dhe shumë frymëzuese."

Ky libër shënon herën e parë në histori që një pjesëtar i famljes Mbretërore i tregon të gjitha dhe kjo ka shtuar shumë tensionet midis çiftit Harry dhe Meghan dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Por Princi nuk është i vetmi që do të botojë një libër në familjen e tij. Në maj, u njoftua që Dukesha e Sussex do të botonte një libër për fëmijë, për marrëdhëniet babë-bir, siç shihet nga sytë e nënave me të njëjtin botues. Thuhej se ishte frymëzuar nga lidhja e Harry-t dhe djalit të tyre.