Pink mbështet ekipin e vajzave norvegjeze në protestën kundër veshjeve seksiste, iu paguan gjobën


July 27, 2021

Këngëtarja e famshme amerikane, Pink ka dale në mbështetje të ekipit norvegjez të hendbollit të femrave, ekpi i cili u gjobit me 1,500 euro javën e kaluar, pasi u akuzua se theu rregullat nga Komiteti Disiplinor i Federatës Evropiane të Hendbollit.

Gjobë të cilën është ofrar ta paguajë këngëtarja Pink. Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në Twitter ku shkruan:

"Unë jam shumë krenare për ekipin norvegjez të hendbollit, pasi ato po protestojnë kundra rregullave tejet seksiste. Jam e lumtur që do të paguaj gjobat tuaja për ju. Vazhdoni kështu."

Shkak është bërë veshja e vajzave të ekipit me pantallona të shkurtra si lojtarët meshkuj në vend të të poshtmeve bikini gjatë një ndeshjeje me Spanjën. 

Sipas rregullores, lojtaret femra duhet të veshin të poshtme bikini me brez të ulët dhe të ngushta pas trupit, por në shenjë proteste vajzat norvegjeze zgjodhën një veshje krejtësisht tjetër.